Vuçiq: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, varet nga formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe

Procesi i  mëtutjeshëm i normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën varet nga formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ka deklaruar Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Këto deklarata Vuçiq i ka bërë pas takimit me Kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka,

“E falënderova Wolfgang Sobotkën për mbështetjen që Austria i jep Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Gjithashtu diskutuam për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin ekonomik, që përfshin një fluks më të madh të investimeve austriake. Sa i përket dialogut me Prishtinën, kam theksuar edhe një herë se procesi i mëtutjeshëm i normalizimit varet nga formimi i Asociacionit të Komunave Serbe”, ka shkruar Vuçiq në profilin e tij në Instagram.

Kujtojmë se: Sobotka gjatë së hënës ka vizituar edhe Kosovën dhe pati takime me krerët Institutcional.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *