Çitaku: Mendësia totalitare është kërcënim dhe jo Kushtetuta

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ka thënë se partia në pushtet ndarjen e pushteteve e sheh si kërcënim.

“Pra, në qeverisje e kemi një parti e cila ndarjen e pushteteve dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës e sheh si kërcënim”, shkruan ajo.

Tutje ajo shton se mendësia totalitare, është kërcënim dhe jo Kushtetuta.

Në demokracitë liberale Kushtetuta dhe ligji shërbejnë si pararojë për të kufizuar epshet, ambicjet, e ndonjëherë edhe deliret e politikanëve të papërgjegjëshëm. Kushtetuta nuk është kërcënim. Mendësia totalitare është.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *