Nënkryetari i komunës së Lipjanit z. Diamant Bytyqi së bashku me bashkpunëtorë kanë bërë mbjelljen e luleve sezonale në hapësirat publike në qytetin e Lipjanit .
Në kuadër të projektit të mirëmbajtjes së hapësirave publike në Komunën e Lipjanit, sot ka filluar procesi i mbjelljes së luleve sezonale në hapësirat publike në qytetin e Lipjanit.
“Edhe këtë vit sikurse viteve të tjera Komuna e Lipjanit do t’i kushtoj vëmendje të veçantë ambienteve publike në mënyrë që këto hapësira në vazhdimësi të kenë pamje edhe më të mirë, po ashtu është shumë e rëndësishme që këto lule dhe çdo hapësirë tjetër e gjelbëruar të ruhet dhe mos të dëmtohet”, ka thënë Bytyqi përmes një postimi në Facebook.
