Zbulohet bunkieri sekret i Putinit në brigjet e Detit të Zi

Pallatit të tij perandorak në brigjet e Detit të Zi, Vladimir Putini ka shtuar edhe dy tunelet të nëndheshme, që më shumë i ngjajnë një bunkeri.

Firma që merret me punimet, Metro Style, kishte publikuar projektin në faqen e saj të internetit. Aty përfshiheshin edhe dy tunelet nëntokësore njëri 60 metra dhe tjetri 40 për një shtëpi pushimi në Gelendzhik.

Pallati i Putinit atje është aq i madh sa përfshin një kishë, kazino, palestër, shesh patinazhi për hokej mbi akull dhe “dhomë festash” – të kompletuar me bare.

Kompleksi ndahet nga pjesa tjetër e Rusisë me 17 mijë hektarë pyje të ruajtur nga shërbimet e sigurisë FSB-së, si dhe zona të veçanta të ndalimit të fluturimeve dhe të anijeve. Kur u mendua se projektuesit i kishin kamufluar tashmë të gjitha shenjat, ata kanë lënë pas dore planet e fshehta që tregonin tunelet sekrete. Skemat ishin publikuar në internet dhjetë vjet më parë dhe mbetën të disponueshme deri 2016-tën.

Ky kompleks, është projektuar në mënyrë që personat brenda tij të mbijetojnë ose të shpëtojnë ndaj një kërcënimi madhor të jashtëm, siç mund të ishte ai bërthamor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *