Arbër Zeneli, është prezantuar këtë të shtune te skuadra turke Adana Demirspor.
Zeneli ka nënshkruar kontratë trevjeçare, deri në vitin 2026, njofton Klankosovatv.
Futbollisti kosovar do ta barttë numrin 23 në fanellë.
Ai është ftuar edhe nga kombëtarja e Kosovës në futboll, për dy ndeshjet e ciklit kualifikues të Kampionatit Evropian.
Zeneli deri më tani ishte pjesë e klubit francez Stade Reims, ku në 82 paraqitje kontribuoi me 8 gola dhe 14 asistime.
