Partia Demokratike e Shqipërisë ka vendosur të mbajë primaret për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë më 1 Mars. Vendimi u mor në mbledhjen e Kryesisë së PD-së më 11 Shkurt, ku pas diskutimeve u përcaktua që gara të zhvillohet në nivel qarku.
Sipas burimeve, bëhet me dije gjatë mbledhjes janë shqyrtuar tre propozime: zhvillimi i primareve në nivel dege, qarku apo kombëtar. Në fund, Kryesia vendosi që procesi të zhvillohet sipas qarqeve, duke përshtatur rregullat në bazë të numrit të popullsisë, anëtarëve të PD-së dhe kandidatëve.
Primaret do të jenë kualifikuese, çka do të thotë se kandidatët që kalojnë pragun e vendosur për secilin qark, do të dërgohen për shqyrtim në Kryesinë e PD-së. Më pas, Kryesia do të vendosë se cilët kandidatë do të përfshihen në listat e hapura dhe të mbyllura, përpara se vendimi final të miratohet nga Këshilli Kombëtar.
