47 të vdekur nga zjarri i një banese në Johanesburg

Të paktën 47 persona kanë vdekur pasi një zjarr shpërtheu në një bllok banesash në Johannesburg, thonë autoritetet e Afrikës së Jugut, raporton BBC.

Dhjetëra të tjerë janë të plagosur.

Autoritetet e Johanesburgut thonë se është e paqartë se çfarë shkaktoi zjarrin në ndërtesën pesëkatëshe në qendër të qytetit.

Zëdhënësi i shërbimeve të urgjencës, Robert Mulaudzi, tha për BBC se zjarrfikësit ishin në gjendje të nxirrnin nga aty disa nga banorët.