Arma e zjarrit ishte shkaktari që një person mbeti i plagosur dhe disa të tjerë të lënduar, gjatë një përleshje mes disa personave.
Ky rast ka ndodhur mbrëmë në mesnatë, në Prizren. Në vendin e ngjarjes janë gjetur një pistoletë me dy fishek, thika, shufra metalike si dhe një boks hekuri.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është në hetime, megjithëse dyshohet për tentativë për vrasje.
