Policia e Kosovës së bashku me Doganën, kanë filluar një hetim kundër substancave narkotike, në shtëpinë e lokalizuar, “Ceta e Minatorëve”, ndërkaq pas kësaj, janë gjetur dhe konfiskuar pajisje për prodhimin e kriptovalutave.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendës drejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani.
“Me datën 09.05.2023, rreth orës 11:00, njësia e hetimeve kundër narkotikëve, pas një pune hetimore operative, ka arritu të lokalizojë një shtëpi banimi në rrugën “Ceta e Minatorëve”, ku i dyshuari kishte pasur pajisje për prodhimin e kriptovalutave”, ka potencuar.
Nga njësitë e Doganës së Kosovës është bërë konfiskimi i pajisjeve: Antiminer T9- 16 dhe S9 13 copë, Kartela Grafike 4Gb- 32 copë, Kartela Grafike 8Gb 33 pikë dhe Power Suplyer 10 copë.
