Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA tash e tri vjet ka organizuar aksione simbolike për heqjen e taksës për produkute menstruale, mirëpo meqenëse këto aksione nuk kane marrë përgjigje nga Instuticionet përkatëse, kjo Qendër ka realizuar një petecion.
Sipas njoftimit të tyrë shteti i detyron gratë në Kosovë të paguajnë 18% taksë për produkte menstruale, sepse i konsideron ato si produkte jo-esenciale.
Sipas tyre, shumë gra nuk kanë mundësi ekonomike për të blerë pecetat higjenike, derisa theksojnë se taksa për produkte menstruale, është pengesë për gëzimin e të drejtës në shëndet të grave.
“Shumë gra nuk mund të përballojnë blerjen e pecetave, tamponëve apo produkteve të tjera menstruale për shkak të kushteve ekonomike. Në pamundësi të përdorimit të mjeteve të duhura, ato detyrohen të përdorin materiale të pasigurta për shëndetin gjatë ciklit menstrual. Për gratë, qasja në peceta menstruale është esenciale dhe duhet të trajtohet si e tillë prej shtetit! Taksa për produkte menstruale është pengesë për gëzimin e të drejtës në shëndet për gratë dhe personat që menstruojnë, rrjedhimisht ua shkelë të drejtat e njeriut dhe është kundërkushtetuese”, thuhet në komunikatë.
Ndër tjerash, QIKA fton qytetarët e Kosovës ta nënshkruajnë peticionin për heqjen e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSh-së) prej 18% për pecetat menstruale dhe tamponët.
