Situata vazhdon të jetë e njejtë në veri të Mitrovicës, qysh nga ora shtatë e mëngjesit.
Protestuesit serb të cilët janë duke qëndruar tek komuna e Leposaviqit dhe po pretendojnë që të hyjnë brenda në komunë, pasiqë sipas tyre kryetari, Lulzim Hetemi, nuk është legjitim.
Ndërkaq, për ta ruajtur sigurinë, para objektit të kësaj komune po qëndrojnë edhe trupa të kforit amerikan, të cilët janë aty që nga orët e hershme të mëngjesit.
