Babai e harron në makinë, ndërron jetë foshnja pesë muajshe

Një foshnje ka ndërruar jetë në Artë të Greqisë, kur një baba harroi fëmijën në makinë për disa orë dhe si pasojë foshnja ka ndërruar jetë.

Nga mediat greke bëhet e ditur, se pas marrjes së lajmit për foshnjen e tyre, që të dy prindërit kanë tentuar që të vetvriten. Nëna është hedhur nga ballkani ku ajo banonte, ndërsa babai ka tentuar të vetëvaret me një kabllo televizori.

Ngjarja kishte ndodhur në kohën kur të dy prindërit po shkonin në punë. Nëna e foshnjes 27-të vjeçare kishte ndaluar tek puna e saj, ndërkaq babai 37-të vjeçar kishte vazhduar për ta lënë fëmijen në çerdhe, ku më pas do vazhdonte për në punën e tij. Mirëpo kjo nuk kishte ndodhur, ai kishte vazhduar në punë, pa e dërguar foshnjen në çerdhe, madje këtë gjë nuk e kishte vënë re deri në kohën kur gruaja e tij kishte shkuar në çerdhe për ta marrë foshnjen dhe nuk e kishte gjetur atu. Pas telefonatës së gruas, ai kishte vrapuar për te makina për ta marrë atë, por ai e kishte gjetur vogëlushen në sediljen e saj të lidhur me rripa, pa ndjenja dhe me shkumë tek goja.

Ndër të tjera, Prokurori e ka proceduar dje babain e foshnjes për vrasje nga pakujdesia, ndërkaq foshnja është dërguar për autopsi, për të zbardhur rastin dhe rrethanat në të cilat humbi jetën ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *