Çfarë tha politikani austriak Swoboda për Kosovën

Politikani socialdemokrat austriak, Hannes Swoboda, sot është duke qëndruar për vizitë në Prishtinë.

Ai, me anë të një cicërime në Twitter, ka deklaruar se ndjehet i mirëseardhur në Kosovë.

“Kosova duhet t’i zgjidhë problemet e saj dhe duhet ndihmuar që t’i afrohet BE-së me vlerat dhe parimet e saj!”, ka thënë Swoboda.