Kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në ditën e çlirimit të Kosovës, ka thënë se populli i Kosovës kaloi shumë sfida, momente të vështira.
Në profilin e tij në Facebook, ai shkroi se mundi e sakrifica e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës na kujton, sot, siç u shpreh ai, se sa e shtrenjtë është liria dhe pavarësia, sepse janë bërë 24 vjet që frymojmë lirshëm.
“Mundi e sakrifica e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës na kujton, sot, se sa e shtrenjtë është liria dhe pavarësia, sepse janë bërë 24 vjet që frymojmë lirshëm. Përulemi me respektin e përjetshëm për dëshmorët tanë që ranë për liri, shpirtin e madh e human të botës së përparuar, e veçmas ShBA-së dhe shteteve të NATO-së që parandaluan një epokë të përhumbjes dhe ndihmuan në çlirimin e vendit tonë”, ka shkruar ai.
