Lajçak: Prisnim më shumë nga takimet në Kosovë dhe Serbi

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se ka pritur më shumë nga vizita në Kosovë dhe Serbi që kishte javën e kaluar me kryeministrin Kurti dhe presidentin serb.

Në një postim në Facebook, Lajçak ka treguar për takimet që kishte bashkë me të dërguarin e ShBA-ve, Gabriel Escobar, për të cilat tha se përkundër shenjave pozitive, tensionet ende nuk janë ulur.

“Escobar dhe unë shpresuam për më shumë rezultate në misionin që kishim, por fatkeqësisht, përkundër sinjaleve pozitive, tensionet janë ende të larta”, ka shkruar Lajçak.