Hapësirat e barnatores qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë të ngushta dhe të papërshtatshme për të punuar, madje aty nuk ka zyra të mjaftueshme për farmacistët dhe stafin përcjellës.
Në dhomat ku janë të sistemuara barnat, janë të vendosurat edhe tavolinat e punës për stafin, gjë që nuk u mundëson kushtet e mira dhe të nevojshme për punë.
Fotoja më poshtë, e përshkruan më së miri gjendjen e njërës nga hapësirat në barnatoren qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku janë të vendosura barnat dhe dokumentet,afty shihen muri dhe tavani i dëmtuar nga lagështia dhe rrjedhja e ujit.

