Ekipi shqiptar i Kosovës në CS:Go, Bad News Eagles e ka përfunduar garën në Majorin e Parisit.
BNE-ja pësoi humbje në përballjen e fundit ndaj ekipit FaZe, me rezultat 2-1, me mapa, duke e humbur mundësinë që të kualifikoheshin në fazën “Champions Stage”.
Ekipi shqiptar nga kjo garë pësoi tri humbje dhe mori një fitore.
