Hyseni: Opozita po shkruan shkarravina

Ish-ministri dhe deputeti i LDK-së, Skënder Hyseni ka thënë se me veprimet e fundit, Kurti e Osmani po e rikthejnë UNMIK-un në veri.

Sipas Hysenit, veprimet e Qeverisë në veri janë amatoreske dhe me pasoja të mëdha për vendin.

Ish-kryediplomati nuk ka ngurruar të kritikoj edhe opozitën që sipas tij po shkruan shkarravina.

“Kurti dhe Osmani përfundimisht po e rikthejnë në fuqi Rezolutën 1244 të OKB-se dhe po e riaktivizijnë UNMIK-un në Veri të vendit, 15 vjet pas pavarësie. Marrëveshja e Ohrit dhe gjendja në veriun e Kosovës, nuk mund te shihen si të ndara. Ato janë të ndërlidhura, si shkak dhe pasojë! Marrëveshja e Ohrit ishte marrëveshje e hartuar nga bashkësia ndërkombëtare për ta penguar degradimin e mëtejm të Kosovës dhe marrëdhënieve me Serbinë. Nderkohë që kemi një opozitë, komunikatat e të cilës nuk dallojnë shumë nga shkarravinat e Kurtit dhe Osmanit.
T’I kundërvihesh politikës amerikane në Kosovë, madje edhe me një gjuhë vullgare, don të thot të punosh kundër shtetit të Kosovës” thuhet në reagimin e Skënder Hysenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *