I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se pika e takimit të sotëm me dy kryenogociatorët, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, ishte zbatimi i marrëveshjes së 27-të shkurtit si dhe shtoi se diskutimet do të vazhdojnë.
“Kam pritur kryenegociatorët e Kosovës Besnik Bislimin dhe Serbisë Petar Petkoviqin për një raund tjetër të takimeve të dialogut në Bruksel. Ne diskutuam rrugën përpara për zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe synuam të qartësojmë pyetjet e hapura. Diskutimet do të vazhdojnë”, shkroi Lajçak.
