Memli Krasniqi uron Ramën për fitore në shumicën e bashkive në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar kryetarin e Partisë Socialiste, njëherit kryeministrin Edi Rama për fitoren në shumicën e bashkive në Shqipëri.

Krasniqi tha se vlerëson përkushtimin e institucioneve në garantimin dhe sigurinë që zëri i secilit qytetar të dëgjohet drejt dhe pa ndërhyrje.

Ai ka uruar kryeministrin Rama për fitoren në shumicën e bashkive në Republikën e Shqipërisë.

Shpresoj që besimi i qytetarëve i dhënë në këto zgjedhje për kandidatët e tyre, t’u shpërblehet me punë, përmirësim të jetesës dhe realizim të premtimeve, përfundoi Kreu i PDK-së.

Shqipëria përfundoi edhe një palë zgjedhje, të lira dhe demokratike, duke shënuar kështu një momentum të rëndësishëm të pjekurisë dhe përgjegjësisë politike e shoqërore. Vlerësoj përkushtimin e institucioneve në garantimin dhe sigurinë që zëri i secilit qytetar të dëgjohet – drejt dhe pa ndërhyrje. Me këtë rast, uroj Kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, për fitoren në shumicën e bashkive në Republikën e Shqipërisë. Shpresoj që besimi i qytetarëve i dhënë në këto zgjedhje për kandidatët e tyre, t’u shpërblehet me punë, përmirësim të jetesës dhe realizim të premtimeve”, thotë Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *