Nuk kanë të ndalur sulmet e serbëve, gjuajnë me gurë veturën e Policisë

Arrestimi i Milun Milenkoviq, njërit nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan, ka nxitur reagime të ashpra të serbëve në Mitrovicën veriore.

Pas arrestimit, serbët kanë sulmuar Policinë e Kosovës dhe veturat e tyre, ku gjatë tensionimit të situatës tre policë janë lënduar si dhe janë dëmtuar vetura zyrtare.

Një serb sulmon veturën e Policisë, duke gjuajtur atë me një gurë të madh.