Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në fshatin Qifllak të Rahovecit.
Sipas njoftimit të policisë, është djegur një dhomë dhe korridori i shtëpisë.
Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar e fikur zjarrin.
Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori kujdestar.
