Që nga e diela, Podujeva me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm

Disa pjesë të komunës së Podujevës, janë duke u përballur me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm këto dy ditët e fundit.

Siç ka njoftuar Ujësjellësi Rajonal Prishtina, ndërprerja e energjisë elektrike në ITU Albanik nga punimet e KOSTT/ KEDS ka shkaktuar probleme në këtë Impiant.

E si pasojë e mungesës të furnizimit me ujë për Podujevën me fshatrat, Albanik- Prishtinë dhe një pjesë e Prishtinës, do të ndjehet dukshëm”, thuhet në njoftim.

“Prishtinë, 15 maj – Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se ndërprerja e energjisë elektrike në ITU Albanik nga punimet e KOSTT/ KEDS ka shkaktuar probleme në këtë Impiant”, thuhet tutje në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *