Rezoluta për Policinë, VV-ja nuk merr pjesë në seancë: Synimi i vetëm i opozitës është pushteti, jo interesi i shtetit

Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në seanën e ftuar nga opozita për miratimin e rezolutës për mbështetje për Policinë e Kosovës.

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari- Lila në një konferencë për media tha se rezoluta e propozuar nga PDK nuk ka të bëjë me gjendjen apo statusin e Policisë së Kosovës.

“Vlerësojmë se tendenca e PDK’së dhe AAK’së, që nuk votojnë asgjë në Kuvendin e Kosovës, nuk ka të bëjë me gjendjen apo statusin e PK, por me arsyetimin dhe argumentimin e tyre se kinse qeveria nuk është e angazhuar sa duhet dhe synimi i tyre i vetëm është pushteti dhe jo interesi i shtetit”, tha ajo

Ajo përmendi edhe që opozita nuk po i voton marrëveshjet ndërkombëtare