Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka bërë të ditur se rreth 40 zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheqje me arsyetimin e kushteve jo të mira.
Ai tha se shumica e të dorëhequrëve janë profesionistë.
“Për vitin 2023, kanë dhënë dorëheqje rreth 40 zyrtarë policorë, shumica prej tyre kanë qenë të pakënaqur me kushtet dhe pagën. Kjo është shqetësimi jonë, duhet të jetë shqetësim për Qeverinë, të gjithë ata që po japin dorëheqje janë profesionistë. Për ta krijuar një profesionist nevojiten së paku 5 vite”, ka thënë ai.
