Vullkani Kilauea në Hawaii shpërtheu sot për herë të dytë në pak muaj, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS).
“Për momentin, aktiviteti është i kufizuar në krater, rreziqet do të rivlerësohen me zhvillimin e fenomenit,” sipas Shërbimit Gjeologjik.
Vullkani ndodhet përgjatë bregut juglindor të ishullit të madh të Hawait, është midis 210,000 dhe 280,000 vjet i vjetër dhe u ngrit mbi nivelin e detit rreth 100,000 vjet më parë. Historikisht, është më aktivi nga pesë vullkanet që së bashku formojnë ishullin e Havait. Kilauea është gjithashtu një nga vullkanet më aktivë në Tokë, dhe shpërthimi më i fundit dhe i vazhdueshëm deri më sot filloi më 29 shtator 2021, kur disa vatra filluan të derdhnin llavë në Halema Umau, një krater gropë në kalderën e majës së vullkanit.
