13 qershor 1999, dita kur në Suharekë u vranë gazetarët gjermanë nga mercenarët rus

Janë bërë sot 24 vite që kur dita e çlirimit në Suharekë u bë e zishme nga vrasja e gazetarëve gjermanë.

Në ditën e çlirimit, në Qafë të Duhlës u vranë gazetari Gabriel Grüner dhe fotografi Volker Krämer nga gazeta STERN, si dhe përkthyesi i tyre nga Shkupi Shenoll Aliti.

Ata ishin viktima të sulmit nga mercenarët rus.

Të njëjtit sot janë përkujtuar në vendin e rënies, nga kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe kolegët e tyre, fotografi Uli Reinhardt dhe gazetari Joakim Reinhardt.