Të mërkuren mbledhje e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë

Të mërkurën e kësaj jave, do të mbahet mbledhja e përbashkët mes dy Qeverive, asaj të Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Kjo mbledhje do të mbahet në Gjakovë, thuhet në komunikatën për medie nga zyra e kryeministrit.

“Të mërkurën, më 14.6.2023, në Gjakovë do të mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftim.